Kush Jemi
KRIJUAR NE 1993
Kompania e parë në Shqipëri në fushën e produkteve të lëndës së parë dhe aksesorëve për mobilje.
Vizioni i qartë dhe pasioni për cilësinë e lartë të produkteve që disponon së bashku me seriozitetin dhe korrektesinë ka bërë të mundur që të jetë një nga kompanitë më të mëdha në vend.
Me investime të vazhdueshme dhe bashkëpunime ekskluzive me kompani lider në tregun botëror si Hettich, Kesseböhmer, Italiana Ferramenta, Henkel, Fantoni, Furwa, Eltop, Alpi, Arpa, Fenix, Formica, Sanitec, Armando Vicario, Lcm, Ambos, Halemeier, Slate Lite, Kaltsidis, Xylokat etj.
Përgatitja e lartë teknike dhe njohuritë në cdo detaj të produkteve, plotësojnë kërkesat për një mobilim me nivel dhe standart të lartë, duke ju mundësuar përdorimin e produktit të duhur në vendin e duhur .
Serma me showroomet dhe magazinat që disponon në Vlorë dhe në Tiranë plotëson kërkesat dhe shërbimin për gjithë teritorin shqipëtar.
Komunikimi i përhershëm me dizajnerët dhe arkitektët e mirënjohur si dhe monitorimi i trendeve më të reja na sfidon, inkurajon të reagojmë menjëherë mbi tendencat e reja në fushën e mobilerisë.
Perjetoni mobiljet tuaja me produkte të teknologjisë inovative.





















