JETESA
Disa mbremje deshironi thjesht te relaksoheni ne divan. Here te tjera, deshironi te krijoni nje atmosfere te ngrohte per miqte tuaj. Dhoma e ndenjes eshte padyshim nje vend per relaks, por eshte gjithashtu hapesira ku ndani momente me te dashurit tuaj — per te festuar, per te luajtur apo per te kaluar kohe se bashku.
Pikerisht per kete arsye, ndriçimi i duhur eshte thelbesor. Ai duhet te jete fleksibel — nje dite i ngrohte dhe i rehatshem, nje dite tjeter i ndritshem dhe i perqendruar. Nje llambe e vetme nuk mjafton. Zgjidhjet me ndriçim te rregullueshem nga Halemeier ofrojne ambientin ideal per çdo moment.
GATIMI
Kuzhina eshte zemra e shtepise — aty mblidhen kuzhinieret, te ftuarit dhe ata qe thjesht duan te shijojne nje vakt te mire. Meqenese kalojme shume kohe ne kuzhine, Halemeier ka krijuar zgjidhje ndriçimi qe e bejne te lehte kalimin nga drita funksionale per gatim, ne nje ndriçim te bute e te ngrohte per darka familjare.
Ndriçimi mund te instalohet kudo qe eshte i nevojshem — ne tavane, nen dollape, mbi siperfaqe pune, ne module terheqese apo edhe pergjate bazamenteve. Keshtu, kuzhina juaj shnderrohet ne hapesiren me te dashur te shtepise — funksionale, atmosferike dhe plot jete.
RELAKSIMI
Rehatia mbi funksionalitetin: Dhoma e gjumit eshte strehimi ideal i qetesise dhe paqes suaj. Dritat dekorative te integruara nga Halemeier ju ndihmojne te krijoni nje ambient relaksues dhe pa stres. Vendosni atmosferen qe deshironi me ndriçim me ngjyra te rregullueshme. Lexuesit do te kenaqen me ndriçimin e duhur per lexim, ndersa dollapet, sirtaret dhe komodinat me ndriçim te integruar e bejne te lehte zgjedhjen dhe kombinimin e veshjeve.Asnje dhome gjumi nuk eshte e plote pa SoundUnit-in e integruar me teknologji Bluetooth dhe porta USB te perfshira ne njesite ndriçuese per te karikuar pajisjet tuaja portative.
MIKRITJA
“Sa bukur ketu!” – Kush nuk ndihet mire kur merr nje kompliment te tille sapo hyn nje mysafir ne shtepi? Me Halemeier, korridoret, garderobat dhe shkallet nuk mbeten ne hije.Zgjidhjet tona ndriçuese i japin çdo hyrjeje nje pamje te ndritshme dhe mikpritese – nderkohe qe ndriçimi ne tavan, dritat ne mobilie dhe pikat ndriçuese ne dysheme ofrojne orientim dhe siguri.
STUDIMI
Drita mund te beje shume per ju: ju gjalleron ne mengjes, ju ndihmon te perqendroheni pasdite dhe ju lejon te relaksoheni ne mbremje. Ndriçimi i mire ju ben me produktiv dhe te fokusuar gjate punes apo studimit. Halemeier ka krijuar zgjidhje ndriçimi qe permiresojne performancen tuaj — me nivele te pershtatshme ndriçimi dhe temperatura ngjyrash qe ju japin energji dhe ju mbajne aktiv .

































